Familja mbretërore, e shqetësuar për vendimin e fundit të Meghan Markle dhe Princit Harry

Familja mbretërore, e shqetësuar për vendimin e fundit të Meghan Markle dhe Princit Harry

Princi Harry dhe Meghan Markle edhe një herë tjetër e kanë thyer protokollin mbretëror. Këtë herë, për marrëveshjen që kanë bërë me Netlix.

Princi Harry dhe Meghan Markle tani janë financiarisht të pavarur nga familja mbretërore, falë një marrëveshjeje fitimprurëse të Netflix, që thuhet se vlen 50 – 100 milionë dollarë. Sipas “Entertainment Tonight”, familja mbretërore është “jo shumë e lumtur” për marrëveshjen, sepse Harry dhe Meghan kishin rënë dakord për një periudhë rishikimi njëvjeçare në lidhje me shkëputjen nga detyrat zyrtare mbretërore.

ET, gjithashtu, ka mësuar se familja mbretërore është e shqetësuar nga idea se kjo marrëveshje e re e Meghan-Harry do të largojë vëmendjen nga punët e bamirëse të pjesës tjetër të familjes si Princi William, Princi Charles dhe Kate Middleton.

Gazetarja e familjes mbretërore, Katie Nicholl, foli për disa nga këto shqetësime dhe tha për “Entertainment Tonight”: “Ka disa anëtarë të oborrit mbretëror që shqetësohen se çifti do të kërkojë pagesë për të vazhduar detyrimet me mbretërinë. Përkundër kësaj, çifti ka vendosur se gjithçka që do të bëjë do të ketë tone respektuese ndaj Mbretëreshës. Por ata janë shumë të fokusuar në misionet e tyre.

Nicholl shtoi se projektet e çiftit nuk “do të jenë në stilin e Kurorës ose një seriali dokumentar mbretëror. ‘Unë jam e sigurt që Meghan dhe Harry s’do të bënin kurrë diçka për të dëmtuar mbretërinë, kështu që nëse ka dyshime në pallat, çifti po e bën të qartë se nuk ka nevojë për shqetësim‘”.

Gjithashtu,– shprehet gazetarja,- jam mjaft e sigurt se suksesi i Meghan dhe Harry është një gjë pozitive që nuk do të lërë në hije pjesën tjetër të aktiviteteve bamirëse të familjes mbretërore.”

Shpërndaje në: