Flm deputete: Fitore Pacolli e VV-së bën një foto me Arben Vitinë veç për Periskopin

Flm deputete: Fitore Pacolli e VV-së bën një foto me Arben Vitinë veç për Periskopin

Deputetja nga radhët e VV’së, Fitore Pacolli shihet të jetë një lexuese e rregullt e mediumit online Periskopi.

E kjo gjë dëshmohet më së miri, nëpërmjet një reagimi të saj në rrjetin social Facebook.

Vetëm disa orë pasi Periskopi shkruajti një artikull mbi dyshimet e saj, se a po beson në fitoren e VV’së në Prishtinë a jo?, ajo ka publikuar një foto me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, madje e ka theksuar se kjo foto është vetëm për mediumin “Periskopi”.

Vlen të theksohet se Periskopi, kishte shkruar për znj.Pacolli e cila hequr fotokoverin me Arben Vitinë më 18 tetor, ora 4.53 e pasdites.

Dhe krejtësisht në fund Periskopi falënderon znj.deputete, Fitore Pacolli për foton/Periskopi

Shpërndaje në: