Franca e shpartallon Kazakistanin, Mbappe het trikun e parë dhe Rabiot golin e parë me kombëtare

Franca e shpartallon Kazakistanin, Mbappe het trikun e parë dhe Rabiot golin e parë me kombëtare

Franca e ka tepruar në ndeshjen kundër Kazakistanit, duke shënuar fitore të thellë.

Skuadra e Deschamps mposhti Kazakistanin me rezultatin 8:0, shkruan Periskopi.

Kylian Mbappe e nisi ndeshjen me një het trik, duke e kompletuar brenda 30 minutave lojë. Ky het trik ishte i pari për Mbappe në nivel kombëtaresh.

Në listën e realizatorëve pas tij u regjistrua lojtari i Real Madrid, Karim Benzema, me dy gola të shënuara, i cili çoi shifrat në 5:0.

Rabiot arriti po ashtu të shënonte gol, dhe ky ishte goli i tij i parë me fanellën kombëtare. Kurse, rezultatin tutje e thelloi Antoine Griezmann, nga pika e bardhë e penalltisë.

Për rezultatin final u kujdes Mbappe, i cili shënoi golin e katërt personal dhe të tetin për Francën.

Franca tashmë konfirmohet si lidere e grupit të saj, duke lënë prapa Finlandën, kurse Kazakistani në pozitën e fundit. /Periskopi/

Shpërndaje në: