Gashi: Albin Kurti s’ka kapacitete politike për të vlerësuar gjendjen në LDK

Gashi: Albin Kurti s’ka kapacitete politike për të vlerësuar gjendjen në LDK

Arben Gashi nga LDK, sonte në Klan Kosova  ka folur edhe për pohimet e Albin Kurtit të Vetëvendosjes se subjekti që drejton Isa Mustafa është i ndarë me fraksione.

“Nuk mendoj se Kurti  mund ta komplikojë kandidaturën e Osmanit dhe nuk mendoj se Kurti ka kapacitete politike për të vlerësuar gjendjen në LDK. Është qasje tendencioze dhe e paarsyeshme. Kurti nuk e njeh LDK-në, nuk funksionojmë me kultin e individit”.

“LDK është parti moderne që ka program dhe alternativë”./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: