Gecaj nuk ndryshon mendim, Mimoza Kusarin se sheh alternativë në politikë

Ai, në një intervistë në Tv Dukagjini, ka thënë se ironinë që ai e ka përdorur për drejtuesit e Alternativës së Re, për ndërrimin e shpeshtë të partive, e ka bërë me humor, por sipas tij, pas kësaj qëndron vërtetësia e dështimeve të partive të mëparshme, të ORA-s dhe Frymës së Re.
Këshilltari i kryeministrit Mustafa ka thënë se reagimi i tij ka ardhur pas deklaratës së Kusarit-Lilës, e cila ka thënë se drejtuesit e Alternatives së Re kanë mundur të anëtarësohen në secilën parti, por ata kanë dëshiruar një lëvizje të re politike.
Gecaj ka shtuar se vendi ndihmohet duke thënë kontribut në partitë e mëdha, ashtu siç ndodh në vendet evropiane, ku tradicionalisht ndikim politik kanë partitë e mëdha.
Gecaj ka thënë në “Komiteti” se nuk e ka ofenduar personalisht Mimoza Kusari-Lilën, por sipas tij, Alternativa e Re nuk mund të ketë sukses, bazuar në partitë e mëparshme të drejtuesve të saj.