Gjendet e vdekur një 50 vjeçare në Obiliq, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet e vdekur një 50 vjeçare në Obiliq, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Dardhishtë të Obiliqit, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se vendosi t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 50-vjeçare, e cila është gjetur e varur te shtëpia e saj.

Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Lidhur me rastin, njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të iniciohet rasti ‘Hetim i vdekjes’.

Shpërndaje në: