Gjendet një person në Kosovë që mendon se ka gjasa ende të kualifikohemi

Gjendet një person në Kosovë që mendon se ka gjasa ende të kualifikohemi

Ish zyrtari i AKR’së, Rrahim Pacolli ia ka huqur me të madhe duke shkruar në profilin e tij në Facebook se Kosova mund të kualifikohet pas ndeshjes me Anglinë, shkruan Periskopi.

Por, si duket Pacolli nuk ka njohuri sa duhet në këtë fushë sepse humbja e sontëme e Kosovës ndaj Çekisë ka humbur edhe matematikisht shanset për kualifikim nga eliminatoret e rregullta.

“Pa marrë parasysh rezultatin e sontëm jemi krenarë me djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës që na ka kënaqur me lojë tash e sa kohë. Tani mbetet të sigurojmë kualifikimin duke fituar ndaj Anglisë në shtëpi”, ka shkruar ai

Ndërsa si duket Rrahim Pacollit kjo gjë i është ngatërruar me mundësinë tjetër që ka Kosova për kualifikim në Evropian e që është përmes Ligës së Kombeve, ku ka arritur në fazën e play-offit në Ligën D.

Aty do të takohet me Maqedoninë e Veriut në muajin mars të vitit 2020 dhe nëse fiton përballet me fituesin e duelit Bjellorus-Gjeorgji.

Fituesi i play-offit shkon në “Euro 2020”/Periskopi/

Shpërndaje në: