Gjenocidi armen: Ja çka iu bënë turqit 1,5 milionë armenëve (Foto)

Gjenocidi armen: Ja çka iu bënë turqit 1,5 milionë armenëve (Foto)

Më 30 tetor 2019 kongresi amerikan bëri një rezolutë ku e njihte zyrtarisht si ‘gjenocid’ atë që iu ndodhi armenëve nga Perandoria Osmane. Shumë shqiptarë ishin pjesë e ushtrisë tashmë gjenocidale osmane në atë vend, por Shqipëria veçse kishte shpallur pavarësinë e saj nga Osmanët në vitin 1912. Por, si ndodhi gjenocidi armen?

Gjenocidi armen njihet ndryshe edhe si Holokausti armen dhe definon zhdukjen masive sistematike të rreth 1,5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane. Kjo ndodhi afërsisht prej viteve 1914 e deri në vitin 1923.

Data konvencionale njihet 24 prilli i vitit 1915, dita kur autoritetet otomane rrethuan, arrestuan dhe deportuan nga Konstandinopoja [Stambolli] drejt rajonit të Angorës rreth 270 intelektualë armenë, shumica prej të cilëve do të vriteshin, shkruan Periskopi.

Gjenocidi ishte bërë gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore, shkruan Periskopi.

Deri tash, qeveritë dhe parlamentet e 31 shteteve të ndryshme e kanë quajtur ngjarjen me emrin e vërtetë “gjenocid” duke shkaktuar reagime të ashpra nga Turqia.

Këto krime u bënë përmes djegieve masive. Eltan Belkind ishte një anëtar hebre që u infiltrua në armatën osmane dhe që ishte dëshmitar i djegies së mbi 5 mijë armenëve.

Studiuesi Vahakn Dadrian shkroi se 80 mijë armenë në 90 fshatra ishin djegur “në ahuret e tyre dhe në plevica”.

Po ashtu, ata e kishin kryer edhe vrasjen e njerëzve përmes mbytjes në Detin e Zi.

Ndërkaq, një metodë tjetër ishin edhe vdekjet nga fizikanët përmes mbidozës morfinë, gazit helmues, etj. /Periskopi

Shpërndaje në: