Gjiganti belg shpreh interesim për Vedat Muriqin

Periskopi.com Sporti

Vedat Muriqi karrierën mund ta vazhdojë në Belgjikë.

Gianluca Di Marzio ka raportuar se Club Brugge ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës.

Sipas gazetarit italian, klubi nga elita e futbollit belg e kërkon transferimin e plotë të Muriqit, dhe jo huazimin e tij.

Sulmuesi prizrenas në gjysmësezonin e fundit ishte i huazuar te Mallorca, aty ku regjistroi paraqitje të mira.

28-vjeçari shënoi 5 gola dhe shtoi 3 asistime në 15 paraqitjet e tij me skuadrën spanjolle.

Vedat Muriqi me Lazion ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.