Gjilan: Një i arrestuar nën dyshimin për një rast rrëmbimi
Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për “Rrëmbim” dhe “Dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rasti kishte ndodhur më 7 tetor në fshatin Bresalc të Gjilanit, raporton Periskopi.
“Fsh. Bresalcë, Gjilan/ 07.10.2025 – 22:00. Lidhur me rastet pas hetimeve te zhvilluara, me 28.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe të njëjtit pas intervistimit, prokurori i ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orë, por i dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim. /Periskopi/



