Gjini demanton Vitinë: Punëtorët shëndetësorë nuk u lejuan të punojnë jashtë orarit, nuk ka vaksina

Gjini demanton Vitinë: Punëtorët shëndetësorë nuk u lejuan të punojnë jashtë orarit, nuk ka vaksina

Gjatë konferencës së sotme për shtyp të ministrit Vitia, ky i fundit ka thënë se në rastet kur ka vaksina të mjaftueshme në dispozicion, stafi mjekësor punon edhe jashtë orarit, në vikende, ashtu siç ndodhi sot.

“Kur kemi më shumë vaksina në stoqe, punohet edhe të shtunave, siç ndodhi sot”, ishin fjalët e ministrit të shëndetësisë, në konferencën për shtyp, përcjell  Periskopi.

Megjithatë, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka një rrëfim tjetër për situatën. Ai thotë se punonjësit në Gjakovë nuk janë lejuar të punojnë jashtë orarit, pasi nuk ka mjaftueshëm vaksina, por për këtë ndalesë janë përdorur arsyetime të ndryshme.

“Punëtorët shëndetësorë ishin të gatshëm të punojnë edhe të dielave, por nuk u lejuan, me pretekstin se nuk lëshohet SISh”, ka thënë Gjini, përcjell periskopi.

Tutje, kryetari i komunës së Gjakovës ka bërë të ditur se dihet qysh moti se nuk ka mjaftueshëm vaksina, por ky fakt nuk është bërë publik, për të mos nxitur panik.

“Po vërtetohet, ashtu siç kryetarët e komunave e dinin por nuk flisnin, sepse nuk donim ta rëndonim gjendjen, se vaksina ka pak”, shtoi ai, në postimin në ‘Facebook’.

Gjithë ky debat është nxitur nga fakti se qytetarët e Kosovës nuk po mund të caktojnë termine për vaksinim, në kohën kur versioni delta i Covid është shpërndarë me të madhe, e ministria po fton për t’u vaksinuar.

Shikoni më poshtë statusin e plotë të z.Gjini në profilin e tij në ‘Facebook’. /Periskopi/

Shpërndaje në: