Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në eleminatoret e Kampionatit Evropian

Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në eleminatoret e Kampionatit Evropian

Pas një pushimi prej më shumë se një viti për shkak të pandemisë COVID-19, të enjten fillojnë ndeshjet eliminatore të UEFA-s për Kampionatin Evropian për gjeneratat U17.

Në turneun hapës që mbahet në Riga të Letonisë nga 22-29 shtator në grupin 2 marrin pjesë Letonia, Republika Çeke, Lituania dhe Suedia.

UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Kosova që të drejtojnë këto takime, ku gjyqtari kryesor Visar Kastrati dhe asistenti Fatmir Sekiraqa janë caktuar në ndeshjen Letoni – Republika Çeke, ku do të ndihmohen nga asistenti tjetër Vedran Ðurak dhe gjyqtar i katërt Igor Pajac nga Kroacia.

Ndërsa në ndeshjen tjetër Lituani – Letoni, ata do të ndihmohen nga asistenti Erik Arevshatyan dhe gjyqtari i katërt Henrik Nalbandyan nga Armenia.

Po ashtu, në ndeshjen Suedi – Letoni gjyqtarët kosovarë do të asistojnë për gjyqtarët kroat në rolin e gjyqtarit të katërt dhe të asistentit.

Shpërndaje në: