Hadërgjonaj i kërkon falje popullit

Hadërgjonaj i kërkon falje popullit

Florent Hadërgjonaj është shprehur i mërzitur pas humbjes ndaj Suedisë.

Suedia ishte kundërshtare e fortë për Kosovën. Në Stokholm, Dardanët pësuan tri gola ndaj tyre për të regjistruar tjetër humbje.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi nga penalltia të cilën e shkaktoi Hadërgjonaj. Mbrojtësi kosovar i ka kërkuar falje popullit që nuk arritën t’i gëzojnë.

“Besoj që si skuadër kemi mundur të bëjmë më mirë. Kishim 20 minuta të mirë, raste, shënuam gol, por ishte në offside”.

“Suedia me atë kualitet është shumë vështirë, goli i dytë e tregon më mirë”.

“Që moti nuk kemi luajtur me tifozë si mysafirë, kërkoj falje që nuk e gëzuam popullin”, deklaroi Hadërgjonaj. /Periskopi/

Shpërndaje në: