Haki Abazi pas ‘kartonit të kuq’ në Drenicë: Nuk ishte tubim, isha në pompë benzini për 5 minuta

Haki Abazi pas ‘kartonit të kuq’ në Drenicë: Nuk ishte tubim, isha në pompë benzini për 5 minuta

Haki Abazi i Vetëvendosjes ka reaguar pas raportimeve se është përzënë nga Komorani, një fshat në Drenicë, duke thënë se kjo nuk qëndron.

Në një video që qarkulloi gjithandej në rrjete sociale, shihet Abazi derisa dëgjohen brohorimet “PDK, PDK, Kadrija, Kadrija” në drejtim të tij.

Abazi shihet që ecë drejt daljes, përcjell Periskopi.

Ai thotë se nuk ka qenë aty në një tubim, derisa akuzon një medium kosovar [Ekspres] se ka ofenduar Drenicën si rajon.

“I ofendojnë Drenicakët duke tentuar që t’i paraqesin keq e më keq dhe me tendencë që të përçajë qytetarët e t’i friksojnë investitorët kinse Drenica na qenka rrezik.” – shkruan z.Abazi.

Statusi i plotë:

Demant

Gazeta Express ka rrejt dy herë opinionin mbrëmë. E para, ka rrejt se kam qenë në tubim. Nuk kam qenë në tubim në Komoran por në kthim nga Hasi kam ndalur në pompë benzini për ndalesë pesë minutëshe. Rrena e dytë është edhe ofendim për Drenicën nga ana e gazetës.  I ofendojnë Drenicakët duke tentuar që t’i paraqesin keq e më keq dhe me tendencë që të përçajë qytetarët e t’i friksojnë investitorët kinse Drenica na qenka rrezik.

Këto raportime  të pavërteta janë qëllimkëqija e dashakeqe. Rastet përjashtuese e të izoluara nuk bëjnë rrregull. Drenica është vendi heronjve, patriotëve dhe dëshmorëve. Vendi i betejave më të lavdishme të kombit tonë.

Meqë kanë shkelur çdo pjesë të Kodit të Etikës dhe ftoj Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës të kryej punën e tyre sipas përgjegjësive dhe legislacionit përkatës në fuqi.

Shpërndaje në: