Haxhiu paralajmëron Kurtin: Nëse e rrezikon sovranitetin e vendit, qes gaz lotsjellës në Kuvend

Haxhiu paralajmëron Kurtin: Nëse e rrezikon sovranitetin e vendit, qes gaz lotsjellës në Kuvend

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar Qeverinë Kurti, se në rast se e prek territorin e vendit, sovranitetin, ajo është e gatshme të bëj prapë aksione në Kuvend, si për shembull: hedhjen e gazit lotsjellës.

Në emisionin e mbrëmshëm DPT te Fidanit të televizonit 7, Haxhiu deklaroi:

“Në momentin që Qeveria jonë (Fidan) e rrezikon territorin, sovranitetin e vendit unë si ministre e Drejtësisë bashkë me deputetët e opozitës kisha qitë bashkë gaz lotsjellës në Kuvend”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Haxhiu është shprehur që ‘beson se Qeveria Kurti nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë”.

“Po natyrisht që po, por unë jam e bindur që Qeveria jonë nuk e bën një gjë të tillë, me kryeministrin Kurti nuk bëhet diçka e tillë. Po natyrisht që po, por unë s’e besoj që bëhet një gjë e tillë”, ka thënë Haxhiu. /Periskopi

Video ku mundo ta ndiqni deklaratën e znj.Haxhiu: (25:56)

https://www.youtube.com/watch?v=jeiQ4_D5vs8

Shpërndaje në: