Hovenier i zhgënjyer pse Qeveria s’po e zbaton vendimin për Manastirin e Deçanit, tregon nëse ka pasoja

Hovenier i zhgënjyer pse Qeveria s’po e zbaton vendimin për Manastirin e Deçanit, tregon nëse ka pasoja

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka thënë se është zhgënjyese mos zbatimi i vendimit të Kushtetueses për tokën e Manastirit të Deçanit nga ana e qeverisë, transmeton Periskopi.

Ai thotë se kjo mund të ndikojë në imazh të Kosovës se sa po e zbaton sundimin e ligjit.

Për neve është çështje sundimi i ligjit. Në një demokraci, kur Kushtetuesja merr vendim, pritjet janë që vendimi të zbatohet. Duhet të zbatohet dhe kjo ka qenë pjesë e bisedës me qeverinë. Për ne kjo është zhgënjyese. Ne e kemi bërë të qartë. Ndikon në mënyrën se si shihet nga dikush se sa është e gatshme Kosova t’i plotësojë të gjitha elementet e sundimit të ligjit prandaj është e rëndësishme për këtë qeveri që duhet të ndodh. Por nuk është dicka që fundamentalisht ndrryshon partershipin tonë’’.PERISKOPI/

Shpërndaje në: