I burgosuri që votoi: Nuk është që na intereson fort, fitojë kush fitojë

I burgosuri që votoi: Nuk është që na intereson fort, fitojë kush fitojë

Zgjedhjet lokale po mbahen sot në Kosovë, ku edhe të burgosuri po e shfytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Sipas burgut në Lipjan, 29 të burgosur kanë të drejt të votojnë, e një nga të burgosurit foli edhe për kamerën e Klan Kosovës, përcjell Periskopi.

Ai tha se është ndjenjë e mirë dhe se pret që të lirohet e t’i shoh punët e kryera nga kryetari.

“Ndjenjë e mirë për me kry një obligim qytetarët. Është hera e parë që votojë për zgjedhje. Është mirë për mos me të mbet marak”

“Edhe nëse i ki mbi 4 vitet dënim ato të mirat që i ka ba shihen ose të këqijat, pavarësisht.”

“Çdo i burgosur duhet me ushtru të drejtën qytetarë. Nuk është që na intereson fort, fitojë kush fitojë”, ka thënë ndër të tjera ai, transmeton Periskopi.

 

Shpërndaje në: