I kishin futur 23 sirianë në kombi, arrestohen dy persona në Komoran

I kishin futur 23 sirianë në kombi, arrestohen dy persona në Komoran

Policia ka arrestuar dy persona në Komoran të Drenasit. Të njëjtit dyshohen për veprën kontrabandim me migrant.

Në automjetin e tyre kombi me targa vendore me të cilin kishin qenë duke udhëtuar, njësiti policor  gjatë kontrollit ka gjetur 23 persona shtetas të Sirisë.

Me shtetasit Sirian është marr njësiti përkatës i Drejtorisë së Migrimit, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: