Ia mori me forcë 15 euro një burri, arrestohet i mituri nga Suhareka

Ia mori me forcë 15 euro një burri, arrestohet i mituri nga Suhareka

Është arrestuar një i mitur në Suharekë, pasi i njëjti ia kishte marrë 15 euro një burri.

Policia bën të ditur se i mituri e ka pranuar se ka bërë një gjë të tillë.

“Lidhur me rastin me datë 20.01.2022 është arrestuar  i dyshuari   mashkull  kosovar, i moshës së mitur, i cili ka pranuar se duke përdorur forcë i ka marrë dhunshëm 15 euro viktimës mashkull  Kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: