Ilir Ferati me projekte konkrete për Istogun

Ilir Ferati me projekte konkrete për Istogun

Fushata e këtyre zgjedhjeve lokale në Kosovë përveç me takime me qytetarë u zhvillua më tepër përmes rrjeteve sociale.

Ilir Ferati, kandidati për kryetar të komunës i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog, po vazhdon të publikojë videot në të cilat e shpalos programin e tij për sektorë të ndryshëm në komunën e Istogut.

Sot, Ferati në profilin e tij shpërndau videon ku në detaje shpjegon planet për projektet e ndryshme që planifikon t’i realizojë në Istog. Ferati ka treguar për simpatizantët e tij në Istog që ka plan të detajuar dhe konkret të përpiluar në bashkëpunim me ekspertë të fushave dhe komunikim me qytetarë.

Sipas Ilir Feratit, Istogu është i të gjithëve prandaj perfitues të projekteve të tij do të jenë drejtpërdrejtë të gjitha kategoritë e qytetarëve të Istogut.

Shpërndaje në: