Indi: Konfiskohen mbi 2 miliardë euro heroinë nga Afganistani

Indi: Konfiskohen mbi 2 miliardë euro heroinë nga Afganistani

Një sasi e madhe e drogës e llojit “Heroinë” është gjetur në një port detar në perëndim të Indisë.

Droga ka një sasi prej gati tre tonë dhe një vlerë prej me mbi 2 miliardë euro.

U arrestuan dy indianë, ndërsa droga u gjet në dy kontejnerë në portin e rajonit perëndimor, Gujarat, shkruan The Guardian.

Njëri nga kontejnerët mbante një sasi prej rreth dy mijë kilogramë heroinë, kurse në tjetrin rreth 1 mijë kilogramë.

Prejardhja e drogë është nga Afganistani, por dërgesa ishte nisur me anije nga një port në Iran.

Organet indiane thanë se dyshohet që në transportimin e drogës, përpos indianëve, kanë qenë të përfshirë edhe disa shtetas afganë, ndonëse asnjë person tjetër nuk është arrestuar deri më tani.

Prodhimi i heroinës është rritur shumë viteve të fundit në Afganistan, duke ndikuar në financimin e talibanëve, të cilët u kthyen në pushtet muajin e kaluar.

Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe të komunitetit ndërkombëtar për ta kontrolluar tregtimin e heroinës kanë qenë kryesisht të pasuksesshme.

Shpërndaje në: