Inteligjenca amerikane: Vështirë që lufta ta nxisë largimin e Putinit

Inteligjenca amerikane: Vështirë që lufta ta nxisë largimin e Putinit

Zyrtarët nga inteligjenca amerikane janë skeptikë se çfarëdo lloj ndryshimi në opinionin publik rus kundër luftës së Kremlinit në Ukrainë- qoftë edhe dramatik- do të ketë ndikimin në shtyerjen e presidentit rus, Vladimir Putin, që ta përfundoj luftën, sipas disa burimeve nga inteligjenca amerikane, shkruan CNN, përcjell Periskopi.

Zyrtarët gjithashtu dyshojnë se lufta, për të cilën shumë njohës besojnë se ka qenë një dështim i paparë për ushtrinë ruse, ka gjasa që ta nxisë largimin e Putin nga pushteti, së jo paku në periudhën afat-shkurtër.

Vlerësimi pasqyron shkallën ndaj së cilës zyrtarët besojnë se Putin ka cementosur kontrollin e tij mbi Rusinë gjatë qëndrimit të tij në pushtet për dy dekada. Edhe pse zyrtarët e inteligjencës besojnë se Putin është thellësisht i ndjeshëm ndaj ndërrimit të vogël të opinionit publik, aftësia e tij për t’i shtypur protestat dhe kontrolli i mediave ende i ndihmojnë atë të izolohet ndaj çdo lloj pakënaqësie popullarizuese- duke e lënë atë të lirë vazhdojë luftën sipas kushteve të tij.

Putin është nga brenda i përfshirë në baza ditore në menagjimin e luftës, sipas tri burimeve me njohuri të inteligjencës amerikane dhe perëndimore, të cilët thanë për CNN se Putin është direkt i përfshirë në vendimmarrje që në shumë ushtri perëndimore rol të tillë do të kishin oficerët e ulët. Një burim nga inteligjenca perëndimore tha se Putin shpesh merr vendime në detaje të lokacionit të linjës sulmuese dhe të qëllimeve të përditshme operacionale.

“Ai është sigurisht vendimmarrës . Ai duket se nuk mbështetet madje as në ekspertët qeveritarë”, tha një zyrtar i NATO-s.

Opinioni publik rus ndaj luftës në Ukrainë mbetet i lartë pavarësisht humbjeve të mëdha të forcave ruse, sipas analistëve nga jashteë dhe me njohuri të inteligjencës amerikane. Zyrtarët thonë se shumica e rusëve nuk e kapin të gjithë realitetin e luftës, kjo  falë ambientit shtypës të mediave brenda Rusisë./Periskopi/

 

Shpërndaje në: