Iu gjendet marihuanë, arrestohen katër shtetas të Turqisë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër shtetasë të Turqisë në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit 24 orësh të Policisë është bërë e ditur se atyre iu gjend drogë e llojit marihuanë, raporton Periskopi.
“BLERJA, POSEDIMI, SHPËRNDARJA DHE SHITJA E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE
Fushë Kosovë / 28.10.2025 – 18:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590€, 8 telefona mobil, një automjet (fugon), një lap-top, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Periskopi/



