Iu paralajmëruam: Periskopi kishte shkruar për ‘romancën’ Murat Jashari-VV muaj më parë

Iu paralajmëruam: Periskopi kishte shkruar për ‘romancën’ Murat Jashari-VV muaj më parë

Periskopi kishte raportuar në janar të këtij viti, atë që Vetëvendosje në një mënyrë e konfirmoi sot. Që kjo parti, do ta ‘nxjerrë’ një ditë emrin e Murat Jasharit, në një farë mënyre, kurdo që do t’i konvenonte asaj…

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, sot ka deklaruar se kjo parti do ta mbështeste idenë e Vjosa Osmanit për një qeveri tranzitore, në të cilën, sipas tij do të mund të ishte një figurë si Murat Jashari.

“Meneoj se është ide e mirë të ketë qeveri tranzitore, e cila do të duhej të udhëhiqej nga një figurë kombëtare siç është Murat Jashari”, ka thënë Aliu.

Periskopi  kishte raportuar në janar të këtij vit, atëherë kur LDK dhe Vetëvendosje patën nisur bisedimet për koalicion, lidhur me ‘romancën’ mes VV-së dhe Murat Jasharit.

Atëkohë, Vetëvendosja refuzonte të diskutonte për postin e Presidentit me LDK-në e cila kërkonte me ngulm ta diskutonte këtë cështje.

Periskopi pati raportuar se si VV-ja refuzonte diskutimin për Presidentin, në mënyrë që kur t’i kalonte mandati presidentit aktual, të dilte me emrin e Murat Jasharit si një ‘figurë unifikuese’.

Meqenëse gjatë bisedimeve për koalicion, të dy partitë (LDK dhe VV) patën tejkaluar cështjen e Presidentit, tani Vetëvendosja ka dalë me të njëjtën ‘figurë unifikuese’, vecse duke e propozuar –  në vend se për President – për Kryeministër./Periskopi/

Shpërndaje në: