Ja në çfarë kohe performon sot Era Istrefi në Botëror (Foto)

Ja në çfarë kohe  performon sot Era Istrefi në Botëror (Foto)

Sot përmbyllet Kampionati Botëror “Russia 2018”.

Për një muaj, kombëtaret dhe futbollistët e tyre kanë dhënë maksimumin e tyre në këtë garë, duke dhuruar emocion të papërshkruar.

Sot është ceremonia përmbyllëse e Botërorit, ku do të ndeshen Kroacia dhe Franca.

Përmbyllja e Kupës së Botës bëhet në stadiumin Luzhniki në Moskë, ndërsa para ndeshjes do të ketë edhe performancë live.

Sipas ueb-faqes zyrtare të FIFA-s, ceremonia fillon 30 minuta para ndeshjes, pra në orën 16:30 (me kohën lokale në Kosovë dhe Shqipëri) dhe do të perofmojnë Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam.

Tre artistët do të perfomojnë këngën zyrtare të Kampionatit “Live it up”, ndërsa pas ceremonisë që i paraprinë ndeshjes Kroaci-Francë, në orën 17:00 (gjithnjë sipas orë lokale në Kosovë dhe Shqipëri), fillon ndeshja e shumëpritur.

Shpërndaje në: