Joe Biden do të rikandidojë për President edhe më 2024

Periskopi.com Lajme

Në një postim në Twitter, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean –Pierre konfirmoi synimin e Joe Biden për të rikandiduar për president në vitin 2024.

‘Për të qënë të qartë, presidenti e ka thënë disa herë: ai synon të rikandidojë në vitin 2024’ ka shkruar zëdhënësja në postimin e saj,

Biden është tashmë presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së, nëse ai do të rizgjidhet në vitin 2024, ai do të jetë 82 vjeç në kohën e marrjes së postit dhe 86 vjet në fund të mandatit të tij të dytë.