Juventusi, klubi që bën biznesin më të mirë në botë – përpilon strategjinë për transferimin e Eriksenit për zero euro

Juventusi, klubi që bën biznesin më të mirë në botë – përpilon strategjinë për transferimin e Eriksenit për zero euro

Juventusi ka përpiluar një strategji për transferimin e Christian Eriksenit si lojtar i lirë.

Eriksen është në vitin e fundit të kontratës së tij me Tottenham Hotspur dhe shumë klube të mëdha evropiane duan shërbimet e tij, transmeton Periskopi.

Real Madridi dhe Atletico Madridi janë lidhur shumë më një transferim të Eriksenit, por klubi anglez dëshiron së paku 80 milionë euro për të.

Kjo shifër ka zbehur interesimin e klubeve spanjolle dhe kjo thuhet se i ka ndihmuar Juventusit për të bërë një strategji për transferimin e tij si lojtar i lirë.

Sipas gazetës AS, Juventus synon ta mbajë Tottenhamin në presion dhe në fund ta presë Eriksenin dhe ta transferojë si transferim të lirë në vitin 2020.

Kampionët e Serie A e bënë këtë me Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, ndërsa do të përpiqen të vendosin një marrëveshje para-kontrate në janar edhe me Eriksenin. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: