Ka filluar regjistrimi në “Prishtina Trail Marathon”, pjesëmarrje e lartë e ndërkombëtarëve

Ka filluar regjistrimi në “Prishtina Trail Marathon”, pjesëmarrje e lartë e ndërkombëtarëve

Klubi i vrapimit “XTrailers – fun run” ka planifikuar organizimin e ‘Prishtina Trail Marathon 2019’ me datën 26 maj 2019 në parkun e Gërmisë.
Redaksia ka kontaktuar Komitetin Organizativ të ‘Prishtina Trail Marathon 2019’ për të mësuar më shumë rreth vijimit të procesit organizativ të kësaj ngjarje sportive.

Kushtrim Zebica nga Komiteti Organizativ i “Prishtina Trail Marathon 2019” theksoi se përgatitjet për garën janë duke u zhvilluar me një dinamikë shumë të madhe nga një ekipe e të rinjëve vullnetar, entuziastë me fusha të ndryshme të profesioneve. Dhe pikërisht ky diversitet po i jep energji dhe efikasitet aktiviteteve organizative.

Kampanja e regjistrimit të vrapuesve ka filluar dhe procesi i regjistrimit është duke vijuar, vlen të theksohet se përveq të interesuarve për pjesëmarrje nga vendi na ka befasuar interesimi jashtëzankonisht i madh i vrapuesve të vendeve jashtë Kosovës. Ky fakt e gëzon klubin XTrailers i cili me këtë garë e ka vendosur Kosovën, përkatësisht Prishtinën në hartën gjeografike të garave sportive ndërkombëtare dhe natyrisht që kjo na bënë të ndjehemi të lumtur që po arrijmë të jetësojmë vizionin dhe misionin e klubit.

Ai sçaroi se ‘Prishtina Trail Maraton’ është maratona e parë e vrapimit në shtigje malore që organizohet në Kosovë me karakter ndërkombëtar sepse është e regjistuar në International Trail Running Association (ITRA). Do të organizohet në katër kategori, duke i dhënë mundësi gjithkujt që të provojë vetveten në një garë rezistence, por pse jo edhe të fitojë. Në kategorinë “XTrailers Kids”, marrin pjesë fëmijët. Kjo kategori ka për qëllim të jetë më shumë rekreative dhe motivuese se sa garuese. Ndërsa, gara e vërtetë zhvillohet në 3 kategoritë e tjera Maratona (42 km), Gjysmë Maratona (21 km) dhe “XTrailers – fun run (10 km). Shtigjet e vrapimit janë mjaftë sfiduese të rrethuara me peisazhe të bukura të Gërmisë dhe përveç të apasionuarve pas vrapimit dhe sportit pritet të marrin pjesë edhe profesionistë. Në të gjitha kategoritë për tri vendet e para do të ndahen shpërblime sidhe shpërblime simbolike me ushqim dhe pije për të gjithë fëmijët pjesëmarrës.

Ndërsa, Ersan Ismaili poashtu nga Komiteti Organizativ theksoi se veçantia e kësaj maratone është motoja “Run Green. Run Clean” (Vrapo gjelbërt, Vrapo pastërt). Mjetet e fituara nga ky aktivitetet do të destinohen për shtimin e hapësirave të gjelbërta, dhe përmes kësaj do të ketë përfitime mjedisore dhe sociale. Gjithashtu pjesëmarrja e madhe do ketë edhe impakt ekonomik me theks në turizëm dhe promovimin e vlerave të Kosovës. Kjo ditë përveç një ngjarje sportive për garuesit, do të jetë edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen aktivitete muzikore në shenjë falenderimi dhe përkrahje për pjesëmarrës me energji pozitive të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës.

Gara do të mbahet në Prishtinë, parku i Gërmisë me datë 26 maj 2019 (E diele) dhe afati për regjistrim do jetë i hapun deri me dt.24 maj 2019 (E premte).

Shpërndaje në: