Kader i kërkon llogari Edonës për intervistën e dhënë në Serbi, ajo i kthehet: Ti që u hipën sipër burrave, pas dy muajsh Lumbardhi do të lë

Kader i kërkon llogari Edonës për intervistën e dhënë në Serbi, ajo i kthehet: Ti që u hipën sipër burrave, pas dy muajsh Lumbardhi do të lë

Emisioni “Post Big Brother VIP Kosova” ka shërbyer sërish si arena për një diskutim të nxehtë rreth figurës së Edona James dhe intervistës së saj që ka shkaktuar valë në të kaluarën.

Ish-banorja e së njëjtës shtëpi, Kader Kicaj, që është edhe e dashura e fituesit të edicionit të dytë të BBVK, Lumbardh Salihu, ka ngjallur sërish debatin duke sugjeruar se deklaratat e Edonës në Serbi janë ato që i kanë penguar shanset për të fituar kompeticionin.

Gjatë një diskutimi të zjarrtë në emision, Edona u përfshi për t’i kthyer përgjigje akuzave të Kaderit, duke sqaruar edhe njëherë kontekstin e intervistës së saj në televizionin serb – një temë që ajo e kishte trajtuar më parë edhe në emisionin “Hallakamë”.

Pas shpjegimeve, debati mori një kthesë të papritur kur James iu drejtua Kaderit me një replikë provokuese: “Mos fol ti që je mësuar t’u hipësh sipër burrave”.

“Dy muaj po t’i jap kohë dhe ky djalë [Lumbardhi] do të të lë”, i tha më pas trangjinorja nga Suhareka bukuroshes prizrenase, duke shprehur kështu mos besimin e saj mbi lidhjen e Lumit me Kaderin.

Edona përndryshe ishte një nga finalistet e këtij edicioni, duke rezultuar e katërta në televotimin final, pasuar nga Shqipe Hysenaj në vend të tretë, Blerando në vend të dytë dhe Lumbardhi në vend të parë.

Shpërndaje në: