Kadri Veseli: Brenda 12 muajve do të shkojmë në zgjedhje

Kadri Veseli: Brenda 12 muajve do të shkojmë në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se vendi do të shkoj në zgjedhje brenda 12 muajve.

“Unë ju them sonte këtu që nuk mund të kalojnë 12 muaj pa pasur zgjedhje. Unë do të jem i pari që do kërkoj zgejdhje në momentin e parë që Kosova nuk do të jetë më e rrezikuar nga COVID-19”, ka thënë kryetari i PDK-së.

Më tej, ai ka thënë se kjo është një kërkesë e qytetarëve për shkak se ata janë të lënduar me zhvillimet e fundit në të cilat janë përfshirë partitë tjera politike.

“Partia Demokratike qëndron shumë mirë por kjo nuk është arsyeja e vetme që do të shkojmë në zgjedhje. Në zgjedhje do të shkojmë për qytetarët dhe kjo do të ndodhë brenda një viti.”, ka thënë Veseli.

Veseli ka folur edhe për reformat brenda Partisë Demokratike të cilat sipas tij janë në rrugë të pandalshme.

Shpërndaje në: