Kaka tregon për aksidentin në moshën 18-vjeçare që ia rrezikoi karrierën

Kaka tregon për aksidentin në moshën 18-vjeçare që ia rrezikoi karrierën

Të gjithë e kanë një të kaluar, të hidhur por natyrisht, e mbuluar edhe me shumë të mira.

Sido që të jetë, nga Karantina, i izoluar për shkak të virusit COVID-19, legjenda e Milanit dhe Real Madridit, Ricardo Kaka, ka vendosur të zbulojë një aksident që ka mundur t’i kushtojë shumë.

Në një intervistë nëpërmjet Instagramit për FIFA-n, Kaká zbuloi se në moshën 18-vjeçare ai pati një aksident në pishinë, që pothuajse e la invalid.

“Pësova një aksident në një pishinë, përplasa kokën dhe theva qafën kur godita shtratin e saj. Shkova në spital dhe mjeku më tha: “A ndiheni mirë?” Dhe unë i thashë po. E pyeta se kur do të mund të luaja përsëri dhe ai më tha: ‘Ricardo, merre lehtë, nuk është momenti për të bërë këtë pyetje, është një ditë për të falënderuar, sepse, në shumicën e këtyre rasteve, njerëzit nuk ecin përsëri’. Në atë moment e kuptova se sa i rrezikshëm ishte ai aksident”, deklaroi ai.

Para se t’i varë atletet, Kaka gëzoi një karrierë mbresëlënëse, fillimisht te Milani ku fitoi Topin e Artë, e më pas disa vite te Real Madridi, edhe pse nuk ka shumë kujtime të mira.

37 vjeçari ka zhvilluar 654 ndeshje në karrierë me klube, ka shënuar 208 gola.

Ai ka zhvilluar gjithashtu 92 paraqitje me Brazilin, duke shënuar 29 gola.

Shpërndaje në: