Kam kancer në gji, por pa asnjë simptomë: Një kontroll i zakonshëm te mjeku ma shpëtoi jetën

Kam kancer në gji, por pa asnjë simptomë: Një kontroll i zakonshëm te mjeku ma shpëtoi jetën

Kur të tregon dikush se keni kancer, është një nga gjërat më shokuese që mund ta kesh dëgjuar. Pandemia e koronavirusit dhe kanceri janë një kombinim drastik. Krejt mbështetjet e mundshme që i ke përreth, qoftë edhe një përqafim i madh, është diçka për të cilën ke nevojë, por s’mund t’i gëzohesh.

Por çështja kryesore qëndron kur e zbulon kancerin dhe unë isha mjaft me fat që e bëra këtë. Jemi mësuar për thirrjen e ‘CoppaFeel’ (shoqatë për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, me bazë në Londër), pavarësisht moshës ose gjinisë sidomos kur ke simptoma të kancerit në gji, kur ndjen dhimbje ose shikon që ke ndryshime në gji.

Por, çka ndodhë nëse asnjë nga këto simptoma nuk i keni, por keni kancer? Kjo më ndodhi mua. E vërteta është se një rutinë e zakonshme me mamogram ma shpëtoi jetën. Nuk kisha asnjë lloj simptome të kancerit por sidoqoftë, në nëntorin e vitit të kaluar vendosa të shkoja për vizitë te doktori, ku edhe zbuloi kancerin që kisha në fazë të hershme. Diagnoza e hershme, nënkupton edhe rimëkëmbjen time të plotë shëndetësore.

Fatkeqësisht, ka shumë gra që vazhdojnë ta kenë të pazbuluar sëmundjen, ose e zbulojnë atë shumë vonë. Shoqata ;Zbulo Kancerin Tani, thotë se një në 1 milion gran ë Britani të Madhe, kanë anuluar vizitat e mamografisë, shkaku i pandemisë së koronavirusit. Dhe rreth 8,600 gra mund të jenë duke jetuar me kancerin në gji – të pazbuluar.

Po e rrëfej historinë time, në përpjekje për të ngritur alarmin dhe të jetë kjo në thirrje që të gjitha gratë të bëjnë mamogramin, pavarësisht nëse kanë simptoma ose jo. Shpresoj që duke folur për këtë publikisht, do të ndikoj në miliona gra për të mos e humbur këtë mundësi dhe të shpëtojmë së bashku jetët.

Dawn Butler është politikane e Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe/Përktheu shkurtimisht rrëfimin e saj nga Guardian: Dafina Demaku/ Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: