Kandidati i VV-së në Vushtrri, Arsim Rexhepi, ishte shkarkuar nga Universiteti i Prizenit për mashtrim

Kandidati i VV-së në Vushtrri, Arsim Rexhepi, ishte shkarkuar nga Universiteti i Prizenit për mashtrim

Lvëizja Vetëvendosje, para pak ditësh ka zyrtarizuar kandidaturën e Arsim Rexhepit për kryetar të Vushtrrisë.

Karriera akademike e z.Rexhepi ndër vite, nuk ishte edhe pa telashe. Madje ai ishte akuzuar nga Universiteti i Prizrenit si keqpërdorues i titujve akademik.

Arsim Rexhepi ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të programit dhe nga detyra e ligjëruesit në Universitetin Publik të Prizrenit, në vitin 2011.

Vendimin për shkarkimin e tij, atëkohë e kishte marrë Enver Sopjani, që ishte prorektor në UPZ.

Siç arsyetonte atëkohë z.Sopjani, vendimi ishte marrë për një sërë arsyesh.

Ndërsa Sopjani ka bërë të ditur se ky vendim është marr për një sërë arsyesh.

“Vendimi është marr për shkak të një sërë shkeljesh që i ka bë duke filluar prej dhënies të dhënave të rrejshme në formularin e aplikimit për punësim në UPZ. Ku ai e ka plotësuar kinse ka arritur kualifikim e doktorit që është dëshmuar e kundërta, që tani ai gjendet në procedurë të doktoratës dhe nuk ka marr asnjëherë titull të doktorit. Gjë që paraqet dhënie të rrejshme të të dhënave por është edhe mashtrim si dhe keqpërdorim i titujve akademik. Ka edhe shkelje tjera duke mos repsketuar hierarkinë, duke mos respektuar dorëzimin e raporteve. Pastaj kërcënime që i ka bërë ndaj punëtorëve të Universitetit të Prizrenit duke përfshirë edhe ofendimin ndaj personelit udhëheqës. Ka qenë mjaft destruktiv edhe në ditën e akreditimit”, kishte deklaruar Sopjani për mediat.

 

Shpërndaje në: