KEK-u hap konkurs pune për 180 pozita të lira – paga deri në 700 euro

KEK-u hap konkurs pune për 180 pozita të lira – paga deri në 700 euro

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka hapur konkurs pune për 180 pozita të lira.

KEK-u në konkursin e tyre kërkon 149 teknikë të elektroenergjetikës dhe 31 të tjerë si teknikë të elektrikës.

Kualifikimet që kërkohen nga aplikantët janë:

Shkollimi: Shkolla e mesme teknike ose elektroteknike
Dega/drejtimi/lëmia: Elektroteknika
Profili:
1) Elektroteknik i reparteve motorike
2) Teknik i energjetikes
3) Teknik i makinave elektrike
4) Teknik i elektroteknikes (shkollat e vjetra kur kanë qenë si shkollë teknike)
5) Instalues elektrik
Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
Të dëshmojë aftësi për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës. Nivel të lartë të motivimit, iniciativë, vendosmëri, intuitë dhe vëmendje në detaje. Nivel të lartë të etikës profesionale.

Aplikantët mund të aplikojnë përmes linkut duke klikuar KËTU.

Kujtojmë se në të kaluarën, në ndërmarrjen më të madhe publike në vend, ka pasur dallavere të shumta për të cilat Periskopi ka raportuar vazhdimisht, se si është “kapur” nga pushteti i tanishëm duke punësuar e avancuar në pozita të larta njerëz të tyre.

Më poshtë mund të gjeni raportimet e Periskopit në lidhje me këtë temë.

Lexo edhe: 

VV nuk ‘lëshon pe’ nga KEK-u, vazhdon të punësoj familjar në këtë Korporatë (DOK.)

Anëtari i VV-së shpërblehet me 27 mijë euro përmes një kontrate sekrete, fiton pozitën e konsulentit në KEK

Zyrtare: Ashtu siç u raportua, VV e kap KEK-un, e vendosin si u.d të kryeshefit ekzekutiv njeriun e tyre, Bekir Gërgurin

Shpërndaje në: