Këshilltari i Glauk Konjufcës: Jemi shumë të fortë ndaj Serbisë, por të painteresuar për luftë

Këshilltari i Glauk Konjufcës: Jemi shumë të fortë ndaj Serbisë, por të painteresuar për luftë

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit Konjufca, Driton Tali, ka bërë një deklaratë në lidhje me mundësinë e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë.

Tali është shprehur se Kosova ka “infrastrukturë luftarake shumë më të sofistikuar se në vitet ‘90”.

Ai beson që Serbia është rraskapitur nga luftërat e kaluara, edhe pse tashmë kanë kaluar më shumë se 22 vjet që nga lufta e fundit e bërë nga ky vend, përcjell Periskopi.

Për fat të mirë, Tali shprehet se Kosova është e painteresuar për luftë.

Statusi i plotë:

S’ka luftë sepse s’ka kush me kë të luftojë.

Hiqe propagandën dhe blofin që e përdorë Serbia, ajo realisht nuk është e gatshme edhe për një luftë të re. Kërcnimet që i dëgjuam këto dy ditët e fundit janë dokërra.

Edhe sikur Kfori të mos ishte prezent Serbia ende është rraskapitur prej luftërave të kaluara.

Shtoja kësaj edhe faktin se Kosova e sotit s’ka të bëjë asgjë me Kosovën e 90’ve. Është krejtësisht një Kosovë tjetër me një infrastrukturë luftarake shumë më të sofistikuar se 90’ve. Pastaj edhe faktin që në rast nevoje kemi mundësinë për të blerë armatim nga shtetet e ndryshme që na kanë njohur deri tashti.

Por megjithate, e kemi një Kosovë krejtësisht të pa interesuar për luftë.

Pra kemi një Serbi të lodhur dhe të pa zonjën për luftë dhe një Kosovë aspak të interesuar për luftë.

E atëhere si do të ketë luftë – kush me kë  të luftojë?!!!

Shpërndaje në: