Këto lagje të Prishtinës sot nuk do të kenë ujë

Këto lagje të Prishtinës sot nuk do të kenë ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në rrugën “Tirana” të mërkurën, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Këto reduktime ndodhin për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.

“Ju njoftojmë se për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën ‘Tirana’ më 29 tetor, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit”, thuhet në njoftim.

Zona e cila do të preket nga mungesa e furnizimit me ujë janë rrugët “Tirana”, “Vicianum”, “Bashkim Fehmiu” dhe një pjesë e lagjes Kalabria./Periskopi/

Shpërndaje në: