Kjo është gjendja e profesoreshës Latifi-Pupovci, Drejtori i Emergjencës jep detaje

Kjo është gjendja e profesoreshës Latifi-Pupovci, Drejtori i Emergjencës jep detaje

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht në ambientet e institucionit ku punon të martën në mesditë.

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla në një përgjigje për Insajderin, ka thënë se profesoresha Latifi-Pupovci ka marr lëndime në fytyrë, gjendja e saj është stabile dhe tani është liruar për në shtëpi.“Po, e kemi marrë një paciente me traumë dhe ka lëndime në fytyrë. Gjendja e saj është stabile dhe tani është liruar për në shtëpi. ka thënë drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

”Sot rreth orës  14 :30, kemi marrë informatën se në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë,  një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person ( femër) , e cila është dërguar  për trajtimin e nevojshëm  mjekësor. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, thuhet në përgjigjen e policisë për Insajderin

Prodekani I këtij fakulteti, Valon Krasniqi i cili gjithashtu e konfirmoi rastin dhe i njëjti tha se ishte lajmëruar nga sekretarja e katedrës.

“Po, sot sekretarja e ka raportuar rastin tek ne edhe stafi akademik, për shkak se policia ka filluar të merret me rastin nuk kishim mundësi të përfshihemi më shumë, ndërkaq tani menjëherë do ta kontaktojmë dhe do të interesohemi për gjendjen e saj”, tha Krasniqi për Insajderin.

Shpërndaje në: