KMDLNj për veprimin e turpshëm të Tomë Gashit: Luajti rolin e policit dhe inspektorit

KMDLNj për veprimin e turpshëm të Tomë Gashit: Luajti rolin e policit dhe inspektorit

Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut, e ka quajtur shkelje të të drejtave të njeriut, veprimin e avokatit Tomë Gashi  i cili disa netë më parë u xhirua duke shqelmuar kutinë e një lypsari në sheshin ‘Nënë Tereza’ të kryeqytetit.

Në një përgjigje për Periskopin, KLMDNj ka theksuar se nuk i takon avokatit Gashi që të merret me lypsarët, por institucioneve të vendit.

“Ditë më parë doli një video në disa portale ku avokati Tomë Gashi e shqelmonte një kuti apo enë plastike të një “ lypsari “ , në qendër të Prishtinës pasi të kenë ndërruar fjalë njëri me tjetrin. Në rastin konkret avokati Gashi ishte në rolin e inspektorit apo të policit e që nuk përkon, as me profesionin e as me mandatin që e ka”, ka deklaruar se KMDLNj.

“Disa medie elektronike kontaktuan KMDLNj-në për të marrë opinion nëse veprimi i avokatit Gashi paraqet shkelje e të drejtave të njeriut për çka edhe morën qëndrim pohues për faktin se ky veprim nuk i takon avokatit Gashi por institucioneve përkatëse , inspekcionit dhe Policisë së Kosovës”,  ka theksuar  KMDLNj.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka rikujtuar se në vazhdimësi ka kërkuar që Policia e Kosovës të ndërmerrë veprime konkrete për parandalimin e siç thotë ky këshill, lypsarisë e që në rastin konkret është e organizuar dhe paraqet një skemë të organizuar kriminale ku bosët apo të besuarit e tyre , në mesditë apo në fund të ditës  mbledhin  paratë  nga lypsarët , e kontrollojnë punën e tyre , i detyrojnë të zdeshen në temperatura të ulëta apo të qëndrojnë me fëmijë të vegjël e në disa raste edhe foshnje tërë ditën në pikat më frekuentuese të qytetit.

“Në qendër të qytetit dëgjohet piskama dhe vaji lemeritës i disa personave e që shkaktojnë shumë pakënaqësi te qytetarët. Policia e Kosovës, në disa raste e ka bërë deportimin e lypësve, kryesisht në Shqipëri të cilët, pas disa ditëve përsëri janë kthyer. Policia e Kosovës ka dështuar në luftimin e këtij fenomeni që , pa asnjë dyshim paraqet krim të organizuar për faktin se nuk i ka ndjekur dhe nuk i ka arrestuar ata që qëndrojnë prapa lypsarëve por po merret vetëm me pasojat”, thekson ndër të tjerash KMDLNj. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: