Komentuesit e “gozhdojnë” Adelina Ismailin pasi e quajti “femër engjëllore” ministren Haxhiu

Komentuesit e “gozhdojnë” Adelina Ismailin pasi e quajti “femër engjëllore” ministren Haxhiu

Këngëtarja e njohur, tash në rolin e moderatores së emisionit “Shoë i së premtes” në Radio Televizionin e Kosovës, Adelina Ismaili, ka njoftuar se do ta ketë nesër të ftuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në njoftimin e saj në Facebook, Ismanili e ka quajtur “një femër e çeliktë me një bukuri engjëllore”, ministren Haxhiu.

“Një femër e çeliktë me një bukuri engjëllore. Mysafirja ime këtë të premte,znj. Albulena Haxhiu @albulenaahaxhiu”, ka shkruar këngëtarja e njohur Adelina Ismanili.

Për këto fjalë admiruese të Ismailit, kanë reaguar ashpër komentuesit në profilin e saj duke e “gozhduar” atë dhe duke ia përmendur veprimet e ministres Haxhiu në pushtet, por edhe në kohën e saj në opozitë – si sulmet drejt Kuvendit e të tjera…

Shpërndaje në: