Kosova U21 e pëson nga Çekia

Kosova U21 e pëson nga Çekia

Kombëtarja U21 e Kosovës është mposhtur 3-0 nga Çekia , në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Çekia e mbylli pjesën e parë me epërsi të dyfishtë, ku golin e parë e shënoi në minutën e dhjetë të ndeshjes pas një gabimi në mbrojtjen e Kosovës. Ishte Vaclav Sejk që shënoi për epërsinë e çekëve, të cilën me pas e dyfishoi Adam Gabriel në minutën e 38-të.

Ndërsa në franksionin e dytë çekët e realizuan edhe golin e tretë, i cili erdhi nga Daniel Fila në minutën e 57-të.

Kosova U21 u përball me Çekinë edhe javën e shkuar në Prishtinë, ku pësoi humbje me rezultatin 1:0.

Çekia me këtë fitore vazhdon ende të jetë lider në Grupin G me 12 pikë, derisa ‘Dardanët’ në pozitën e pestë me vetëm tre pikë.

Shpërndaje në: