Kosovë-Çeki: Pjesa e parë mbyllet me rezultat të padëshiruar

Kosovë-Çeki: Pjesa e parë mbyllet me rezultat të padëshiruar

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares U21 të Kosovës dhe Republikës së Çekisë U21.

Çekët kanë thënë fjalën e fundit në këtë interval, teksa po avancojnë 1-0, shkruan Periskopi.

Golin e shënoi Gabriel në minutën e 38-të të ndeshjes.

Kujtojmë se kjo përballje luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.

Kosova bën pjesë në një grup me Çekinë, Shqipërinë, Anglinë, Slloveninë dhe Andorran.

‘Dardanët’ aktualisht zënë pozitën e parafundit në tabelë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: