Kriza ekonomike në Turqi, Erdogan ndërron ministrin e Financave

Periskopi.com Lajme

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zëvendësuar ministrin e Financave disa javë pas trazirave ekonomike në vend ku inflacioni u rrit derisa lira ra në nivele të ulëta rekorde.

Lira ka humbur më shumë se 40 përqind të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan këtë vit, duke e bërë atë me performancën më të keqe nga të gjitha monedhat e tregjeve në zhvillim, njofton Klan Kosova.

Sipas një dekreti presidencial që u publikua vonë të mërkurën, Erdogan pranoi dorëheqjen e Lutfi Elvan dhe emëroi zëvendësin e tij, Nureddin Nebati, si ministër të ri të Financave.

Nebati, 57 vjeç, ka një diplomë doktorature në shkencat politike dhe administratën publike nga Universiteti Kocaeli i Turqisë. Paraardhësi i tij kishte qenë në këtë post nga nëntori 2020, kur ai u emërua pas dorëheqjes së dhëndrit të Erdoganit, Berat Albayrak.

Mandati njëvjeçar i Elvanit u karakterizua nga kriza të shumta.