Kryeministri i Kosovës kërkon ndjekës për Arben Vitinë në Twitter

Kryeministri i Kosovës kërkon ndjekës për Arben Vitinë në Twitter

Kryeministri Albin Kurti është “kryeministër” por kur është puna e fushatës ai nuk e ka problem të bëhet jo vetëm kryetar por edhe aktivist i partisë së tij. Pas fushatës së dështuar në Shqipëri më 25 prill, Kurti tashmë ka ndërmarrë një tjetër veprim prej aktivisti tipik.

Kryeministri është angazhuar që t’ia rris ndjekësit në Twitter, z. Arben Vitia, kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Kurti ka etiketuar profilin e Vitisë duke u bërë apel qytetarëve që ta ndjekin atë në rrjetin social.

“Të dashur qytetarë, tani mund të ndiqni kryetarin e ardhshëm të Prishtinës: ArbenVitia. Ai ka qenë pas shumë sukseseve tona, është koha që të jemi së bashku për suksesin e tij, për Prishtinë më të sigurt, më të shëndetshme dhe më të zhvilluar”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje në: