Kryeqyteti nuk gjen qetësi – Të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania

Kryeqyteti nuk gjen qetësi – Të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania

Kryeqyteti as sonte nuk po gjen qetësinë. Të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Dardania në Prishtinë, ku dyshohet se ka pasur incident.

Siç raporton Sinjali, rasti ka ndodhur në parking, ku dikush ka gjuajtur me armë, për motive akoma të panjohura.

Në bazë të informacioneve të para, në lokacionin ku ka ndodhur incidenti Policia s’ka gjetur ndonjë person të plagosur dhe ende nuk dihen rrethanat e rastit.

Në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur Policia, ku po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

Shpërndaje në: