Kryeziu: Nëse PDK e LDK s’kanë guxim për të qeverisur, pse të shkojmë në zgjedhje?

Kryeziu: Nëse PDK e LDK s’kanë guxim për të qeverisur, pse të shkojmë në zgjedhje?

Ismet Kryeziu ka thënë se tani pas dështimit të zgjedhjes së Qeverisë së re, vendi është në një krizë të re politike, raporton Periskopi.

Ai në një postim në Facebook ka ngritur një pyetje se pse askush nuk po dëshiron me qeverisë vendin.

Kryeziu tutje deklaron se zgjedhjet nuk janë lojë fëmijët.

 

Postimi i plotë:

Kosova pas dështimit të zgjedhjes së Qeverisë Kurti ka hyrë në një momentum të ri politik. Pyetja është e thjeshtë: pse askush nuk po don, nuk po guxon apo nuk po arrin të qeverisë me vendin?

Nëse PDK-ja dhe LDK-ja nuk e kanë guximin dhe vullnetin për të marrë përgjegjësinë që u jep mundësia e numrave parlamentare, për të krijuar një qeverisje alternative pas refuzimit të Kurtit 3, atëherë pse duhet të shkojmë në zgjedhje?

Zgjedhjet nuk janë lojë fëmijësh të tipit “edhe një herë” derisa të barazohemi ose të fitojmë. Ato janë mekanizëm demokratik për zgjidhje, jo për përsëritje pafund të një ngërçi politik.

Shpërndaje në: