Kurti arsyeton koalicionin me PDK-në në Dragash, por menjëherë e ofendon këtë parti në nivelin nacional
Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka komentuar koalicionin e partisë së tij me PDK-në në Dragash, duke thënë se janë të interesuar për ndryshim atje.
“Brenda PDK-së ka një heterogjenitet më të madh sesa që mendohet dhe kjo është shprehur në disa komuna dhe njëra prej tyre është komuna e Sharrit të Dragashit.
Atje kemi bërë një dakordim për shkak se jemi të interesuar për ndryshim”, ka thënë Kurti.
Por ai menjëherë pas kësaj, thotë se s’mund të vendoset ‘shenja e barazisë’ së këtij veprimi në nivelin nacional.
“Por nuk besoj se mund ta vëmë shenjën e barazisë midis orientimit në nivelin shtetëror e nacional që ka ajo parti dhe degëve të veçanta me kontekstet e caktuara socio-politike atje me kushtet e heterogjenitetit më të madh se asnjëherë që ka pasë kjo parti politike” – tha Kurti.
Takimi me Osmanin, Kurti: Do të shkoj me optimizëm



