Kurti në protestën kundër ‘Zajednicës’: Shqiptarët nuk e duan Amerikën dhe amerikanët (VIDEO)

Kurti në protestën kundër ‘Zajednicës’: Shqiptarët nuk e duan Amerikën dhe amerikanët (VIDEO)

Gjashtë vite më parë, kryeministri i tanishëm, Albin Kurti, në një diskutim me një grup demostruesish po bisedonin për raportet amerikano-kosovare.

Kurti aty u kishte folur për shqiptarët, Amerikën dhe frikën nga braktisja, shkruan Periskopi.

Në video dëgjohet Kurti duke thënë se nga përvoja e tij, ka kuptuar se shqiptarët nuk i dojnë amerikanët, as Amerikën.

“Nuk mendoj se shqiptarët i dojnë amerikanët, as Amerikën por mendoj që shqiptarët më shumë e kanë njëfar ankthi të mundësissë së braktisjes nga Amerika sesa që e dojnë Amerikën”, kishte thënë Kurti, përcjell Periskopi.

VIDEO KËTU

Kurti këtë bisedë me këta demonstrues po e bënte bashkë me opozitën në atë kohë, ku po protestonin duke kërkuar zgjedhje të parakoshme, pasi kolacioni qeverisës, sipas tyre, kishte shkelur kushtetutën kur bëri marrëveshje për Asociacionin e komunave serbe dhe fali territor Malit të Zi përmes Demarkacionit.

Tash, kur në krye te vendit gjendet lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është duke u përballur me një presion të madh ndërkombëtarë ku po kërkohet themelimi i ‘Zajednicës’ ashtu siç është e paraparë në marrëveshjen e vitit 2013. /Periskopi/

Shamia në shkolla, Kodi Civil: Top 4 nyjet mbi tavolinën e Kurtit, për të cilat po rritet presioni politik e popullor

 

Shpërndaje në: