Kurti në Teqe: Iu ligjëron shehëve për Poloninë dhe Estoninë si shembuj të emigracionit (Video)

Kurti në Teqe: Iu ligjëron shehëve për Poloninë dhe Estoninë si shembuj të emigracionit (Video)

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë interesante sot në Gjakovë te Teqja e Madhe Ballkanike.

Kurti ishte i shoqëruar nga Mimoza Kusari, ish kryetare e kësaj komune, dhe u prit nga Sheh Musa Shehu dhe Sheh Gurfan Shehu.

Njëri prej shehëve nisi të fliste për emigracionin e të rinjve, derisa përmend si shembull patriotik atë të kthimit të qytetarëve nga vendet perëndimore menjëherë pas lufte, raporton Periskopi.

Kurti u tregua popullor por edhe paksa specifik duke përmendur shembullin e Polonisë dhe të Estonisë që kohët e fundit kishin arritur të ndalnin valët e emigracionit në vendet e zhvilluara.

“Suksesi jonë i vërtetë do të jetë: ku do të jenë këta të rinj mas 10 vjetve? Tjerat masnej janë në funksion të kësaj. Emigrimin e llojit më të ri duhet me e ndalë. Polonia dhe Estonia kanë arrite ma n’fund. Janë shembuj të suksesit. Ka njerëz të mirë që janë bo njerëz të këqij sepse janë vendos në vende të gabuara.” – ka thënë Kurti. /Periskopi  

Shpërndaje në: