Kurti përpiqet ta manipulojë Kuintin për t’i përdorur kundër LDK-së (Video)

Periskopi.com Lajme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili parim kryesor në politikë thoshte se e ka vetëvendosjen, edhe këtë tashmë e ka shkelur.

Të gjithë kryeministrat dhe qeveritë e kaluara ishte pikërisht Kurti ai që gjithmonë i kritikonte ashpër që nuk po vendosin vetë, por për ne po vendosin të huajt.

Por, i bllokuar në pozicione politike në negociatat me LDK-në, ai tani edhe vetë po mundohet që të gjejë mbështetje tek ambasadorët e huaj.

Sot edhe zyrtarisht Kurti ka kërkuar përfshirje të ambasadorëve të Kuintit, me të cilët po synon ta nxjerr në pozicion të keq LDK-në dhe ta shantazhojë përmes tyre.

Nuk dihet nëse ambasadorët e Kuintit do t’i shkojnë në këtë takim, pasi që duket shumë hapur që është lojë politike e Kurtit, i cili përderisa vetë i ka thirrur, kuptohet që po synon t’i përdorë kundër LDK-së për t’ia rritur presionin politik.

Megjithatë, ky gjithsesi që është ndryshim i madh i Kurtit, i cili po i gëlltit tashmë të gjitha ato që dikur i kishte kundërshtuar.

Përfshirja e ambasadorëve të Kuintit në lojën politike të Kurtit, në prag të 12 vjetorit të pavarësisë, do ishte një precedent i keq, sidomos pas deklaratave të vazhdueshme të tyre se nuk përzihen më në arritjen e marrëveshjeve politike.

Kurti duke i tallur politikanët e tjerë, më herët thoshte se nuk ka trysni dhe nuk ka presion mbi të nga ndërkombëtarët. Duke ironizuar, ai më herët thoshte se është edhe kureshtar të marrë vesh sesi duket trysnia e ndërkombëtarëve./Periskopi

Shpërndaje në: