Kurti përvidhet disi, dhe përshëndetët për dore me Macronin

Kurti përvidhet disi, dhe përshëndetët për dore me Macronin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ftuar në Forumin e Paqes ka udhëtuar sot për në Parisë, por që mezi ka arritur ta përshëndes, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, duke ia zgjatur vetëm dorën.

Kryeministri i Kosovës këtë të enjte ka udhëtuar për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes. Në këtë forum Kurti është përvjedhur disi sa për ta përshëndetur për dore presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Forumi i Paqes në Paris do të mbahet këtë të enjte dhe të premten në të cilin do të marrin pjesë 450 pjesëmarrës.

E i ftuar në Forumin e Paqes është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili tashmë ndodhet në Paris.

Pas ceremonisë së hapjes, kryeministri Rama ishte pjesë në panelin digjital “Ndalo-dhe-Ec – Si të rivendosim lëvizshmërinë globale”, në të cilin u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e COVID-19.

Ndërsa për kryeministrin Kurti nuk dihet nëse ka zhvilluar ndonjë aktivitet përveç kësaj zgjatje dore me Macron, përcjellë Gazeta Metro.

Ky forum i dialogut politik të nivelit të lartë synon forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh në dobi të paqes dhe sigurisë.

Forumi i Parisit për Paqen është një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e mendimeve me drejtues të lartë nga e gjithë bota.

Duhet theksuar se  kjo ftesë vjen pak ditë pasi Kosova dhe kryeministri Albin Kurti nuk është ftuar nga presidenti i ShBA’ve, që të jetë pjesë në Samitin e Demokracive.

Shpërndaje në: